Drita mposht Prishtina Volley
Klubi i Volejbollit Drita ka varguar serinë e fitoreve, kësaj radhe duke e mposhtur ekipin nga Prishtina, KV Prishtina Volley me rezultat të pastër 3:0 në sete.
Prishtinasit bënë më tepër rezistencë vetëm në setin e parë, kur arritën të grumbullojnë 23 pikë, e më pas loja e tyre shënoi rënie, duke u kufizuar në 14, pikërisht 11 pikë.
Drita sigurt është duke marshuar drejt përfundimtares, derisa edhe në garat për Kupë është në lojë. Ajo këtë mesjavë do të luaj ndeshjen për Kupën e Kosovës në Volejboll.
Në fund Drita – Prishtina Volley 3:0 (25:23), (25:14), (25:11).
Kryelajmi.com