Gjilan

Shumë i lumtur që Gjilani ka kompani të cilat meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare

Shumë i lumtur që Gjilani ka kompani të cilat meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare.

Bashkë me sektorin për ekonomi në kuadër të degës së AAK-së në Gjilan, vizituam sot kompaninë për përpunimin e metaleve “Union Metal”, e cila tanimë është storie suksesi.

U pritëm jashtëzakonisht mirë nga drejtori gjeneral, Nexhmedin Sinani, i cili na informoi në detaje e me saktësi për punën që bënë kjo kompani dhe për sfidat me të cilat përballen ata në punën e tyre.

“Union Metal’ ka të punësuar disa dhjetëra punëtorë, me tendencë të rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre. Eksporti i prodhimeve të “Union Metal” në në vendet më të fuqishme të BE-së, e bënë edhe më të fuqishme dhe më premtuese këtë kompani.

Si Aleancë e si koncept politik, jemi të vendosur fuqishëm që t’i mbështesim kompanitë podhuese vendore, sepse e kuptojmë saktë se vetëm kësisoj Kosova mund të përjetoj zhvillimin e nevojshëm ekonomik, gjenerimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e pagave dhe të cilësisë së prodhimeve. Do të jemi krah tyre në secilën rrethanë e vazhdimisht!

You Might Also Like