Futboll

Drita po punon me intenzitet të shtuar

FC Drita është njëri nga klubet e pakta të Superligës që ka vendosur t’i rrespektojë rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, derisa stërvitjet i ka nisur vetëm më 18 maj, ditën dhe kur Ministria e Shëndetësisë dha leje për t’i lejuar klubet futbollistike të fillojnë me seancat stërvitore në mënyrë kolektive, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu tashmë është kompletuar me ardhjen e katër futbollistëve nga Maqedonia e Veriut, por që është penalizuar dhe tronditur me rastin e futbollistit Izair Emini, i cili doli pozitv në testin ndaj ‘Covid-19’ dhe mbeti në Tetovë.

Megjithatë, klubi ‘bardhekaltër’ ka vijuar normalisht seancat stërvitore edhe në ditën e enjte (21 maj), derisa kryetrajneri Nuhiu ka vendosur ta rris intensitetin e punës, duke u stërvitur tashmë nga dy herë në ditë.

Ndryshe, Drita e Gjilanit e ka synim primar titullin kampion këtë edicion, ku në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës ndodhet në vendin e dytë me 43 pikë të tubuara pas 22 ndeshjeve.

/Gaztea Sheshi/

You Might Also Like