Pas pjesës së parë Gjilani është në epërsi me rezultat 1:0 pas një penaltie të cilën e ka realizuar kapiteni Armend Thaqi.
Gjilani ka patur një epërsi në fushë, ka sulmuar më tepër e ka bërë trysni drejt portës së Drenicës, kurse pas kësaj trysnie, në minutën 18, Yll Ibrahimi ka shpërthyer nga e majta, ka harkuar në brendi, por njëri nga mbrojtësit e Drenicës luajti me dorë, e gjyqtari pa u hamendur tregoi në pikën e bardhë.
Armend Thaqi, mori hov dhe kur e pa se portieri I Drenicës, Arijon Ymeri u hodh në të majtë, gjuajti në mes të portës dhe solli ekipin e tij në epërsi prej 1:0, që ishte edhe rezultat I pjesës së parë./kryelajmi.com/.





