Futboll

Drita prek gjysmëfinalen

Drita me lehtësi ka kaluar Ulpianën nga garat e kupës dhe ka prekur gjysmëfinalen. Në ndeshjen e luajtur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita fituar me rezultat të pastër 3:0 dhe me tashti pret kundërshtarin e radhës.

Drita e ka dominuar ndeshjen gjatë tërë kohës dhe ka ardhur në epërsi në minutën 24 me një gol që e ka shënuar Astrit Fazliu nga pika e bardhë.

Ky rezultat ka qëndruar deri në minutën 57, kur Almir Ajzeraj ka shënuar për rezultatin 2:0. Fitoren e Dritës e ka vulosur sulmuesi Albin Krasniqi që ka shënuar në minutën 78 për rezultatin përfundimtar Drita – Ulpiana 3:0.

You Might Also Like