Klubi i Futbollit Drita do të shfrytëzojë pushimet për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit. Drita që për momentin zë pozitën e tretë, pas Ballkanit dhe Gjilanit, ka vendosur që të qëndrojë ditëve në vijim në bregdetin shqiptar, gjegjësisht në Durrës.
Zyra për Informim e FC Drita ka bërë me dije se janë zhvendosur në Durrës, ku do të vazhdojnë me përgatitje për ta shfrytëzuar sa më mirë pushimin që kemi për shkak të ndeshjeve të kombëtares.