Një arritje e jashtëzakonshme për kategorinë U15 e FC Drita, e cila ka arritur të shpallet kampione për herën e shtatë radhazi, duke dominuar kampionatin nga sezoni 2019/2020, deri në sezonin 2025/2026.

Siç ka theksuar Hekuran Ismajli, kryetrajner, këtë sukses e arritëm me zemër, sakrificë, përkushtim dhe karakter të pathyeshëm.

“Këta tituj janë dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe karakterit të jashtëzakonshëm të fëmijëve tanë. Falënderim i veçantë për të gjithë futbollistët tanë dhe për stafin tonë, të cilët çdo ditë punojnë me përkushtim në zhvillimin e tyre si sportistë dhe si njerëz. Krenaria jonë vazhdon!”, ka thënë Hekuran Ismajli, kryetrajner te grupmoshat e reja në FC Drita.






