Futboll

Edhe një brazilian te Drita

Vala e angazhimeve të Drita nuk ka të ndalur as në përfundim të sezonit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi bardh e kaltër, që sivjet po përballet me krizë të rezultateve, së fundi ka angazhuar mesfushorin brazilian Edenilson Bergonsi. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të Dritës, të cilët edhe e kanë prezantuar përforcimin më të ri të ekipit të tyre.

Edenilson është 29- vjeçar dhe  më herët ai kishte qenë lojtar i ekipeve si CSKA Sofia (Bullgari), FC Brüssel (Belgjikë) , Standart Res. (Belgjikë) dhe ekipe të tjera.

Ai në KF Drita do ta gjejë bashkëvendasin e tij, Gilberto Fortunato, qendërsulmues, i cili sikurse ekipi i tij nuk pa ka fat, ngase deri më tashti nuk ka shënuar asnjë gol edhe pse luan në pozitën e qendërsulmuesit.

 

You Might Also Like