Viti

Edhe punëtorët e administratës të Gjykatës në Viti në grevë!

Përmes një njoftimi të publikur dhe postuar në hyrje të Gjykatës në Viti, në derë të këtij institucioni të drejtësisë, tregon se ky institucion nuk punonë. Kjo ngase stafi I administrates së Gjykatës Themelore, dega në Viti nga dita e djeshme, ka hyrë në grevë, sikurse kolegët e tyre në institucionet tjera të drejtësisë në nivel vendi.

Kështu, 28 punëtorët e administratës të kësaj Gjykate, kanë si kërkesë kryesore rritjen e pagave dhe pavarësimi nga shërbyesit civilë.Binak Mjaku kryesues i Këshillit të Grevës, ka thënë për Plus Tv, se greva do të vazhdoje derisa të plotësohen kërkesat e tyre të cilat sipas tij janë të arsyeshme.“Do të respektohet orari por nuk do të punohet, kërkesa bazike e këtyre punëtorëve është ngritja e pagave 100 përqind dhe pavarësimi nga shërbyesit civil”, tha ai.

Halil Zuka punëtor në këtë institucion, thotë se të gjithë grevistët kërkojnë rritjen e pagës dhe rregullimin e statusit të tyre.“Eprorët tanë i kanë pagat më të mira dhe kjo nuk është e drejtë, pikërisht kjo na ka detyruar të hymë në grevë, deri në realizimin e kërkesave”, tha ai.

E kryetari i Sindikatës për Viti, Emrush Osmani, ka thënë se kërkesat e tyre janë të qarta dhe se me ligjin e ri mbi pagat presin që të merren parasysh.“Deri më tash jemi staf civil, kërkojmë që nga tash të rregullohet statusi jonë, greva e nisur dje , nuk do të ndërpritet, deri sa të na realizohen kërkesat tona.Ndryshe, greva e punonjësve të administratës vije vetëm pak ditë pasi me vendimin e Qeverisë së Kosovës u rritën pagat vetëm për gjyqtarë dhe prokuror./Aziz Zuka

You Might Also Like