Falë angazhimit të institucioneve komunale si dhe ndihmës së donacioneve të ndryshme që po bëhën nga organizatat e ndryshme, Objektit të vjeter të Komitetit të dikurshëm e ku kanë punuar Drejtorite komunale të ndyshme do ti ndrrohet destinacioni e ku pritet që të shendrrohet në objekt të trashigimisë kulturore.
Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në rregullimin e këtij objektit të vjetër ku dikur gjendej Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe e Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e cila pas rregullimit do të dedikohet për këtë qëllim.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,duke folur në për rëndësinë e këtij projekti tha se : “ Është shumë e rëndësishme që në qendër të qytetit të Vitisë të kemi një muze. Kjo më qëllimin më të mirë që qytetarët dhe vizitorët të njihen me të kaluarën e vendit tonë. Fatmirësisht falë bashkëfinancimit tonë me Bashkimin Evropian kjo do të realizohet së shpejti pasi që sot vetëm se kanë filluar punimet në rregullimin e objektit”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ndërkaq Alban Morina, Menaxher i Projektit, tha se financimi i rregullimit të objektit do të bëhet nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Vitisë dhe atë në dy faza dhe do të implementohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB Kosova) në kuadër të Nismës për bashkëpunim ndërkufitar (MAKS FORUM).
E Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport falënderoj Bashkimin Evropian që do të bashkëfinancoj këtë projekt me komunën e Vitisë. Përndryshe bëhet me dije se vlera e këtij projekti do të jetë rreth 30 mijë euro dhe do të bashkë financohet nga Komuna e Vitisë dhe BE-ja me nga 15 mijë euro.Aziz Zuka