OPINION

Është koha të bëjmë, që dashuria për jetën të triumfojë

Xhevat Latifi

Dashuria për jetën është armë e mirë për të mbajtur të fortë imunitetin e trupit. Të duam të afërmit tonë na bēnë të ndihmojmë ata. Të duam vetën dhe të afermit tanë do na bëjë të duam njeriun dhe shoqërinë për rreth, rrjedhimisht dhe të përkujdesemi dhe ti ndihmojmë ata që kanë nevojë.

Na duhet më shumë dashuri që ta mundim coronavirusin (Covid19) bashkë!

Asgjë nuk do të na mposhtë nësè dimë ta duam dhe ta ruajmë njeriun e dashur mbrenda nesh!

Një ditë kur të kalojë e gjithë kjo, do të matemi sa e kemi dashur vetën dhe njeriun për rreth nesh në kohëra të vështira!?

Do të jetë njëjtë si në luftën e fundit, jo tē gjithë bëhen heronjë, edhe pse këtë mundësi kësaj here e kemi në duar tona- kërkohet ta duam njeriun mbrenda nesh!

Zoti i Madh na bekoftë me dashuri!
XL @ mars 2020

You Might Also Like