Trashëgimi

FASCINOHET ME EKSPONATET E MUZEUT TË GJILANIT

Kampioni i botës në pasha të rënda, version WBF, Erzen Rrustemi, i cili po qëndron për një vizitë të shkurtër në vendlindje, vizitoi sot pasdite Muzeun e Qytetit të Gjilanit.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, z. Arton Hoxha, e njohu me punën dhe veprimtarinë e kësaj Qendreje e cila njëkohësisht përkujdeset edhe për Muzeun e Gjilanit dhe ka merita të mëdha për themelimin dhe funksionalizimin e këtij muzeu.
Ndërsa, zyrtarët e Muzeut nga QRTK-ja, znj Gjylshen Berisha si dhe Sherafedin Kadriu, e njohën boksierin gjilanas me famë botërore, Erzen Rrustemin, me eksponatet e ekspozuara në Muze, si nga fusha e etnologjisë ashtu dhe nga ajo e arkeologjisë.
Shqiptari i parë i cili u stolis me titullin Kampion bote në pesha të rënda, version WBF, Erzen Rrustemi, u fascinua me krejt atë trashëgimi të dhuruar dhe të ekspozuar në Muze, duke premtuar se një përgatitje sportive të cilën e përdori në një nga meçet e tij të fundit, atë me argjentinasin Angel Ruben Minon, do t’ia falë këtij Muzeu.
Zyrtarët e QRTK-së, boksierit tonë, Erzen Rrustemit, i a dhuruan disa nga botimet e fundit nga fusha e trashëgimisë kulturore të Gjilanit, si një mirënjohje modeste pas fitores brilante ndaj argjentinasit Rikardo Ramirez ku dhe u shpall Kampion bote në pasha të rënda.

You Might Also Like