ARSIMI

Ndahet nga jeta profesoresha Filloreta Arifi Rexhepi

Ka vdekur në Viti profesoresha Filloreta Arifi Rexhepi, një nga mësimdhënësit më të mirë në vend, për çka edhe ishte nderuar disa herë  me mitënjohje nga Ministria e Arsimit.

Njoftimin e kanë dhënë të afërmit e saj, ndërsa familjes dhe kolektivit të shkollës i ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti.

Ajo do të ngelet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin, të mësojnë e të bashkëpunojnë me të.

Filloreta ishte një mësimdhënëse model në Viti e Kosovë./Mediafokus.info

You Might Also Like