LAJME

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, priti në takim drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan

Gjilan – 20.04.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur gjatë ditës së premte në një takim Drejtoreshën e Stacionit Policor të Gjilanit Elmina Mahmuti, e shoqëruar nga zv.drejtori Shaban Azizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Nga udhëheqësit e këtyre dy institucioneve është vlerësuar siguria e qetë në qytetin e Gjilanit, duke premtuar bashkëpunim edhe më të madh për ruajtjen e kësaj gjendje.

Njëherët mysafirët i kanë uruar sukses Ramiz Azizit në marrjen e detyrës së re, si kryetar i Gjykatës Themelore të Gjilanit

You Might Also Like