Futboll

Genc Sermaxhaj merr drejtimin e juniorëve të Dritës

Ish-futbollisti i njohur kosovar që tashmë e ushtron zejen e trajnerit, Genc Sermaxhaj edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Juniorëve U19 të Dritës, raporton Gazetasheshi.com.

Sermaxhaj i cili ishte afruar në Shkollën e Futbollit “Drita” edicionin e kaluar tashmë ka marrë përgjegjësi të reja për të ngritur 19 vjeçarët e këtij klubi të Superligë pas dy edicionesh qëndrimi në Ligën e Parë.

Drejtuesit e klubit i kanë besuar detyrën e re Sermaxhajt, i cili tashmë ka filluar punën e tij prej ditësh me Juniorët e ‘bardhekaltërve’.

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare e Shkollës së Futbollit të këtij klubi që njëherit i kanë dëshiruar suksese ish-mesfushorit të njohur gjilanas.

Për Sermaxhajn i cili tashmë është licencuar nga UEFA dhe FIFA me kategorinë B, kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij si trajner.

Si futbollist Sermaxhaj ishte pjesë e disa klubeve të njohura në vend si Drita, Gjilani, Prishtina dhe Fushë Kosova, teksa ishte pjesë e Kosovës U21 dhe pjesë e disa grumbullimeve të Përfaqësueses A të Kosovës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like