Futboll

Gjilanasi Mirlind Daku, lojtar i ndeshjes Baltika – Rubin

Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në Superligën ruse të futbollit për ekipin e tij Rubin Kazan. Daku ka shënuar në minutën e 7. të ndeshjes, ndërsa kjo ka mjaftuar që ekipi i tij të fitojë përballjen si mysafir ndaj Baltikës së Kaliningradit.

Për Dakun, ky ka qenë goli i katërt sezonal, ndërsa Rubini i tij është i shtati në renditjen tabelare me 28 pikë nga 18 ndeshje.

Për më tepër, pas ndeshjes Daku ka marrë edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes Baltika-Rubin, duke u shpallur zyrtarisht si lojtari më i mirë i ndeshjes që i solli i ekipit të tij fitoren e tetë kampionale.

You Might Also Like