Futboll

SC Gjilani miqësore me ekipet nga Skocia, Hungaria dhe Kazakstani

Skuadra e SC Gjilanit, fillimin e kampionatit e nisi me vonesë, për shkak problemeve që i pati pas largimit të ish-presidentit Florim Zuka shkruan Radio Star.

SC Gjilani, pas gjitha problemeve që kishte në skuadër u afruan donatorë të rinjë të cilët siguruan një stabilitet financiar dhe pasi morën mbi vete gjitha kompetencat ata filluan me ndryshime duke bërë prurje të reja.

Gjilanasit edhe pse nuk gjenden mirë në renditjen tabelare, shpresojnë të kthehen në vendin ku ishin në krye të tabelës dhe të sigurojnë një vend për të marrë pjesë në garat europiane.

SC Gjilani, sot është akomoduar në Antalia të Turqisë dhe ka filluar përgaditjet për stinorin e ri pranveror dhe aty besohet se atyre do ti bashkohen edhe disa prurje të reja.

Skuadra e Gentian Mezanit, në Turqi do ti zhvilloj tri ndeshje miqësore, me 15 janar do të luaj kundër Livingston, ndeshjën e dytë me 20 janar me Aqvital FC Csakva dhe ndeshja përmbyllëse për fazen pregaditore do të jetë me 23 janar me FC Qyzyljar./radiostar/

You Might Also Like