Futboll

Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin Armend Halili

Sport Club “Gjilani” ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut Armend Halili edhe për dy vite, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Bisedimet ndërmjet klubit gjilanas dhe futbollisti kryeqytetas i kanë përfunduar me sukses, derisa shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet vijimi i bashkëpunimit.

Informacionin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti për Gazetën “Sheshi”, i cili ka thënë se ka ‘firmosur’ me ‘kuqebardhët’ dhe pret që të fillojnë përgatitjet për zhvillimin e ndeshjeve parakualifikuese në Europa League me këtë klub.

“Po, mund të ju konfirmoj që kam arritur marrëveshje me Gjilanin edhe për dy vite. Jam i kënaqur me drejtuesit e klubit dhe shpresoj të kemi suksese edhe më të mëdha”, deklaroi fillimisht Halili.

Fotografia e Armend Halili
“Jam i fokusuar tashmë në ndeshjet parakualifikuese që na pret në Ligën e Evropës. Shpresoj të kemi sukses dhe të arrijmë sa më lartë”, vazhdoi Halili, intervistën e plotë të cilën mund ta ndiqni në Gazetën “Sheshi”.

Halili më parë ishte pjesë e Ramiz Sadikut dhe KEK-ut, ndërkohë te Gjilani është tash e dy edicione.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like