Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebic për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Pas një viti të kaluar me fanellën kuqebardh, marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit mbyllet me mirëkuptim, pavarësisht kohëgjatësisë.
Gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë, Zebic kontribuoi me përvojën, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, duke qenë pjesë e objektivave dhe sfidave të klubit.
Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebic për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub dhe i shpreh mirënjohjen për përkushtimin e treguar në fanellën kuqebardh.
Klubi i uron Zebicit shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale dhe në çdo sfidë të ardhshme.




