Gjilan

Gjilani: Një pjesë në terr, tjetra pa ujë e internet

Buzëmbrëmja e kësaj të marte, nuk jep fare gjallëri në Gjilan. Rrugët në afërsi të shkollave të mesme janë boshe, ngase në shkollat e mesme mësimi nuk u mbajt. Tregtarëve herët ia kanë vënë dryrin dyqaneve të tyre e disa kafiteri kanë nxjerrë nga bodrumet gjeneratorët e tyre dhe i kanë dhezur ata për mundur të shërbejnë pijen e preferuar të gjilanasve – kafetë.

Që nga mbrëmja, një prishje ka ndodhur në rrjetin e energjisë elektrike të Gjilanit, andaj një pjesë e madhe e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa energji, gjë e cila ka shkaktuar telashe zinxhir, ngase nga Penda e Perlepnicës u vështirësua furnizimi me ujë, ata që nxehen me rrymë mbetën pa ngrohje e nuk u ngrohën as shkollat, të cilat ngrohen me dru, por që shumë prej shkollave nuk kanë gjeneratorë për t’i vënë në funksion motorët e shporeteve. As disa operatorë kabllorë e televiziv nuk mundën të përçojnë sinjalin e tyre. Krejt kjo bëri dhe vazhdon të bëjë Gjilanin si në kohën e pasluftës, kur me orë të tëra nuk kishin furnizim me energji elektrike.

Deri më tash dihet se ka ndodhur një pritje dhe se rryma do të kthehet pas orës 17, por kjo pritet të verifikohet e deri atëherë qytetarët duhet të durojnë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like