Futboll

Gjilani i iku barazhit

Gjilani me shumë optimizëm e ka nisur ndeshjen më të rëndësishme të stinorit, e cila kishte kuptimin e ikjes nga barazhi, derisa Dukagjini më me qetësi i është futur ndeshjes, pasi për këtë ekipi rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë.

Shih për këtë, Gjilani ishte më agresiv në fillim të ndeshjes dhe që në minutën e katërt Dajan Shehi pati rast të mirë, por nga afërsia gjuajti jashtë portës. Në minutën 5, Kqiku shërbeu mirë Jaroviqin, ky gjuajti me të majtën, por portieri Brozi e priti këtë gjuajtje.

Me gjithë mbizotërimin në fushë, Gjilani ka pësuar gol në minutën 14, kur Morina që mori topin në mesin e fushës I, kaloi disa lojtarë dhe me një gjuajtje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të Matoshit.

Gjilani posa u nis nga mesi I fushës ka mundur të shënojë, kur Kqiku shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi, por gjuajtjen e Shabanit nga afërsia e priti Brozi. Në aksionin e radhës, pas një shpërthimi nga e majta Shabani asistoi për Jaroviqin, I cili nga afërsia e futi topin në rrjetë për 1:1. Në minutën 20, pas harkimit të Kqikut, Shabani me kokë gjuajti mbi portë.

Dëqnimi për Gjilanin erdhi në minutën 24, Gjilani sërish ka humbur një top në mesfushë dhe pasimi është bërë deri te Mziu, I cili me një goditje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Matoshit për 2:1.

Edi Basha në minutën 40 gjuajti fortë, por topi u devijua dhe shkoi jashtë portës e në minutën 43, Roganoviq me një gjauajtje të fortë me të majtën e qëlloi shtyllën.

Në minutën 45, Marvin Brozi, portier i Duakgjinit shpëtoi gol të sigurt, kur nga afërsia me këmbë e priti gjuajtjen e Jaroviqit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1.

Pjesa e dytë nisi me shumë zëvëndësime te të dy ekipet de Gjilani menjëherë shënoi, kur Donaldo Açka gjuajti për tokë dhe nën trupin e portierit Brozi e futi topin në rrjetë.

Për Dukagjinin ka rrezikuar Pllana në minutën 55, por gjuajtjen e tij e priti Matoshi, që e dëboi topin në fundore.

Gjilani ka kaluar në epërsi në minutën 72, kur pas harkimit të Kqikut, Jaroviq gjuajti me kokë e portieri Brozi ndërhyri shkurtazi dhe Basha nga afërsi topin e dëbuar e futi në rrjetë. Në minutën 76, Gjilani dha një gjuajtje dënimi të shpejtë e lojtarët e Dukagjinit u zunë në gjumë dhe Kqiku që i iku mbrojtjes, harkoi në brendi, ku ng afërsia shënoi Jaroviq për 2 me 4./kryelajmi.com/.

You Might Also Like