Gjilan

Gjilani po vazhdon me masat rigoroze si preventivë kundër Coronavirusit

 

Gjilan, 13 mars 2020 – Komisioni emergjent i Gjilanit për përcjelljen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19, në takimin e radhës të kryesuar nga Selami Xhemaili, në përbërje të gjerë ndër-institucionale, ka njoftuar se është bërë dezinfektimi i objekteve të ndryshme, administratës komunale, bibliotekës, objektit të Stacionit të Autobusëve dhe të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania.

Në adresimin para gazetarëve, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka publikuar vendimet që sot ka marrë komisioni, ku do të denzifektohet objekti i Stadiumit, të Stacionit Policor e palestra e sporteve, ndërkaq në ditët në vijim është planifikuar edhe dezinfektimi i të gjitha qendrave të mjekësisë familjare, për të vazhduar edhe me të gjitha objektet publike.

Ai ka konfirmuar po ashtu se është marrë vendim, në koordinim edhe me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për mbylljen e Tregut të Kafshëve në një afat të pacaktuar, pastaj vendimi tjetër për largimin e të gjithë shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësira publike, vendim për ndalimin e shitjes dhe ushqimeve në hapësirat publike, vendimi për lirimin e njërit prind nga puna, në rast se janë të punësuar të dytë, ndërkohë u bë e ditur se do të lirohen nga puna shërbyesit civilë të cilët janë me sëmundje kronike.

Komisioni ka apeluar te të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të mos krijojnë situatë të panikut, siç janë rastet e furnizimit me produkte ushqimore, e konkretisht ata që mundohen të krijojnë rezerva të miellit, derisa ka potencuar se nuk ka hapësirë për shqetësim në atë masë sa të krijohen rezerva të mëdha ushqimore.

Në këtë takim, u tha se Komuna e Gjilanit do t’i zbatojë vendimet me përpikmëri dhe në mënyrë rigoroze, derisa është apeluar që të gjithë t’i përmbahen vendimeve komunale, në të kundërtën, do të përballen me pasoja ligjore

You Might Also Like