Futboll

Gjilani pret ekipin që kampionatin e kaluar i solli shumë telashe

Në kampionatin e kaluar, nga nëntë pikë të mundshme ndaj Trepçës ’89, Gjilani kishte fituar vetëm një pikë. Ekipi nga qyteti i minatorëve ishte treguar kundërshtari më i papërshtatshëm për ekipin kuq e bardhë nga Gjilani.

Pikërisht këtë të mërkurë, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, SC Gjilani pret ekipin e Trepçës ’89, e cila edhe sivjet po tregon formë të luhatshme, por kjo nuk lë komoditet për ekipin e Gjilanit, që sivjet vështirë po humb, por vështirë edhe po fiton.

Se a do të thyej pamposhtshmërinë e Trepçës ’89, SC Gjilani do t’a tregoj të mërkurën, në ndeshjen që fillon në ora 14 dhe e cila drejtohet nga gjyqtarët: Alban Shala, kryesor, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, ndihmës dhe gjyqtari i katërt Idriz Kelmendi

You Might Also Like