Në qytetin e Gjilanit, basketbollistët Laurant Ibrahimi dhe Qëndrim Demi së bashku me dy mjeshtër të tjerë, kanë ndërtuar diçka të paparë më herët në basketbollin kosovar.
Me një iniciativë që kanë ndërmarrë, për një periudhë të caktuar kohore, Ibrahimi dhe Demi kanë konstrukruar dhe ndërtuar një makinë që në basketboll shërben për kthimin e topave në duar gjatë gjuajtjes së lojtarit.
Sigurisht që kjo manikë do t’iu ndihmojë basketbollistëve nga Gjilani për një punë edhe më profesionale.
Kjo makinë do të jetë risi në basketbollin kosovar për faktin se diçka e tillë realisht më herët nuk ka ekzistuar në vendin tonë.