Sportet me dorë

Atë që se bënë futbollistët e bënë volejbollistet

 

Volejbollistet e Dritës kanë shënuar fitore të pastër në ballafaqim me Feronkilin e Drenasit, duke e mposhtur këtë ekip në fushë të tyre me rezultat të pastër 3:0.

Kjo ndeshje e përkiste xhiros së tetë dhe Drita ngadhënjeu me rezultat 3:0 në sete 25:15, 25:8, 25:11.

Lorik Iliazi, kryetrajner tha se  lojtaret e Dritës treguan një super paraqitje dhe ngritje të formës për synimin e Kupës FVK-se e cila zhvillohet pas dy javësh më 8/9 dhjetor.

“Ekipi ynë dëshmoi  se mbas konsolidimit në kryesi me ardhjen e Presidentit Jakup Shabani me të cilin së bashku luftojmë të gjitha trofetë e mundshëm duke treguar se së shpejti do të jemi aty ku e kemi vendin”, ka thënë Lorik Iliazi, kryetrajner.

 

Ekipi i  juniorëve  gjithashtu fitoj me shumë lehtësi dhe gjithashtu është drejt rrugës që të mbroje titullin e fituar vitin e kaluar duke fituar  2 me 0.

Senioret:
KV Feronikeli – KV DRITA 0-3 (15:25, 8:25, 11:25)

Junioret:
KV Feronikeli – KV DRITA 0-2 (5:25, 11:25

You Might Also Like