Futboll

Gjilani vijon përgatitjet për ndeshjen me Besën

Gjilan, 27 Maj-Pas një dite pushimi ku shtabi teknik kishte caktuar për futbollistët e Gjilanit, ata sot i janë ritkhyer punës, ku po stërvitin për duelin vendimtar të sezonit, atë kundër skuadrës pejane të Besës.

Stërvitja e sotme e drejtuar nga Mezani u mbajtë në fushën e stadiumit dhe zgjati rreth dy orë.Treningu sot filloi me vrap të lehtë dhe nxemje tutje vijoi me ushtrime fizike të caktuara nga shtabi teknik për futbollistët e skuadrës.

Vlen të theksohet se atmosfera brenda kampit kuq e bardhë është mjaftë pozitive dhe futbollistët kanë vijuar në përpikmëri, përgadtijet e fundit para duelit final të këtij edicioni.

Gjilani edhe ditën e nesërme do t’i vijoj stërvijtet e rregullta për përgaditjen sa më të mirë për sfidën kundër Besës.

You Might Also Like