LAJME

Haziri: Bashkatdhetarët janë heronjë e gjallë të Gjilanit

Gjilan, 20 korrik 2018 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të ditës së hapur për bashkatdhetarët, ka pritur dhjetëra nga ta, duke iu uruar pushime të këndshme në familje.

Gjatë takimeve, kryetari Haziri ka thënë bashkatdhetarët kudo që jetojnë janë heronjtë e gjallë të Gjilanit, marrë parasyshë kontributin e madh të tyre për vendin e lindjes.

“Ju uroj mirëseardhje në vendlindje dhe ju falënderoj për kontributin tuaj për vendin në mënyrë permanente, edhe në kohën e paraluftës, por edhe tani. Shumë prej bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë në botë, përpos që i mbështesin financiarisht familjet e tyre, janë edhe investitorë në Gjilan, duke krijuar vende të reja të punës. Për mua ju jeni heronjtë e gjallë të Gjilanit”, ka nënvizuar Haziri.

I pari i qytetit ka theksuar faktin se një Gjilan i vogël sot jeton në shtetet perëndimore, duke shtuar se Komuna u krijon mundësi dhe lehtësira në kuadër të ligjit dhe janë të lirë të punojnë dhe investojnë në të gjitha fushat, pa procedura burokratike.

 

You Might Also Like