LAJME

Gjilani njihet me fitoren në këtë kampionat

Me një gol të Gerhard Prognit nga pika e bardhë, SC Gjilani ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat, duke e mundur Feroniklin nga Drenasi në fushë të vet.

Gjilani e ka dominuar tërë ndeshjen, duke mos e lënë ekipin vendas që të krijojë asnjë rast. Fund e krye ekipi kuq e bardhë ishte më i mirë dhe ka mundur që të shënojë fitore edhe më bindëse, sikur të realizonte rastet që sidomos i patin në pjesën e parë.

Rast të mirë pati Hajdari në minutën e nëntë, por që  Bejta priti gjuajtjen e tij. Gjilanit në minutën 14 iu anulua një gol pasi që kishte shënuar Krasniqi. VAR, që po aplikohet edhe në Kosovë ia anuloi atij golin me motivacionin jashtë loje.

Smakiqi shpëtoi golin e tij pas gjuajtjes së Musollit në minutën 47. Në minutën 66 Gjilani pos që fitoi penalti fitoi edhe një lojtar më shumë në fushë, ngase pas ndërhyrjes nga prapa në Torrason, Pllana u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë i efektshëm u tregua Gerhard Progni, që qëlloi këndin e epërm të djathtë të Smakiqit. Në minutën 86 u largua edhe Kiqina që u lëndua, kurse në minutën shtesë edhe Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë që e mori Meti Useini.

Feronikli – Gjilani 0 :1

You Might Also Like