Sot, kryetari i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri së bashku me anëtarin e Kryesisë së Degës, z. Imran Haziri, vizituan Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Ai takoi Rektorin e Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku si dhe Prorektorët e Universitetit.
Kryetari Haziri shprehu mirënjohje dhe vlerësim për punën e palodhur të stafit akademik dhe studentëve të UKZ-së, duke ripërsëritur gjithashtu se do të angazhohet që sa më shpejtë të jetësohet projekti i kampusit universitar, si një hap i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.