Haziri ngushëllon familjen Sipahiologlu për vdekjen e udhëheqësit të bizneseve turko-kosovare, Sadullah Sipahiologlu
Gjilan, 1 qershor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sipahiologlu, me rastin e ndarjes nga jeta të udhëheqësit të bizneseve turko-kosovare, Sadullah Sipahiologlu.
“E dashura familje Sipahiologlu,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta ne Stamboll të udhëheqësit të bizneseve turko- kosovare, gjilanasit të lindur nga familja Poqinci e Doberçanit.
Ju e humbët familjarin tuaj, por ne e humbëm njeriun, veprimtarin dhe biznesmenin e jashstëzakonshëm
Kontributi i tij dhe familjes se Hafez Jashar Poqincit për besim në Zot e në Liri e Pavarësi të Kosoves, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Do ta kujtojmë përjetë, në gjilanasit kudo qe jemi. Nderi dhe virtyti juaj na bënë t’ju përcjellim nga kjo botë me falënderimin më të madh.
Lamtumirë e faleminderit bashkëqyetari ynë, Sadullah!”, thuhet në telegramin e Lutfi Hazirit.