Gjilan

Haziri uron presidentin Meta, i cili është Qytetar Nderi i Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi shkëlqesisë e tij, Ilir Meta, me  rastin e marrjes së detyrës së presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në telegram, thuhet:

“I dashur miku im, Ilir Meta,
Më lejoni t’ju përcjellë urimet e mia dhe të qytetarëve të Gjilanit me rastin e marrjes së detyrës se presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Njëkohësisht, e falënderoj presidentin Bujar Nishani për respektin dhe nderimin maksimal që i ka bërë qytetarëve të Gjilanit.
Është i jashtëzakonshëm fakti një president, i cili është Qytetar Nderi i Gjilanit, ia dorëzoi detyrën një presidenti, i cili poashtu është Qytetar Nderi i Gjilanit.
I dashur president Meta, uroj që këtë pozitë ta ushtroni në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme dhe njëkohësisht ju falënderoj për kujdesin që keni treguar për gjilanasit edhe sa ishit kryekuvendar i Shqipërisë.
Gjilanasit presin nga Ju që bashkëpunimin e nisur vite më parë mes Komunës sonë dhe Republikës së Shqipërisë ta intensifikojmë edhe më shumë. Qofshi faqebardhë”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri, dërguar presidentit Meta.

You Might Also Like