Viti

Inspektorët e Vitisë të mobilizuar për kontrollime të gjërave ushqimore në terren

Arritja e mërgimtarve të shumtë nga komuna e Vitisë për pushime nw gjiun familjar, si edhe viteve të mëparshme edhe sivjet ka shtuar në masë të madhe edhe angazhimin e të gjitha institucioneve komunale në shumë lëmi. Kështu, përveç punëve të parapara me plan-program, Drejtoria e inspeksionit në Viti, ka njoftuar se ka shtuar aktivitetin e saj në terren, duke bërë inspektimin e bizneseve, subjekteve tregtare-ushqimore, furrtarëve, dhe mishtoreve në komunën e Vitisë për të kontrolluar mënyrën e operimi të tyre, kushtet higjienike-sanitare si për afatin e skadimit të mallrave, kryesisht ushqimore apo për ndonjë parregullsi me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve.

Skender Ahmeti, Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ka bërë të ditur, se ky mobilizim bëhet me rastin e sezonit veror, kur edhe konsumohen më shumë gjërat ushqimore dh ka qarkullim më të madh nga subjektet afariste në përgjithësi.

Ai për Plus tv e përcjell nga “Kryelajmi” ka thënë se bazuar në raportin e punës, gjatë këtyre kontrolleve, është hasur në sasi jo të mëdha të artikujve me afat të skaduar, kurse malli i konfiskuar është asgjësuar.

“Inspektorët komunal si ai i Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë, janë duke bërë inspektim të përgjithshëm të mallrave, me qëllim të kontrollimit të afatit të përdorimit, kryesisht të gjërave ushqimore, në të gjitha marketet në Komunën e Vitisë, të cilat merren me tregtimin e produkteve. Do të ketë inspektime rreth vendosjes së çmimeve nëpër të gjithë artikujt, për të parë përputhshmërinë e çmimeve në rafte me arkën”, tha në mes tjerash drejtori Ahmeti. Ai tha se ka pasur edhe lokale ku u janë dhënë vërejtje dhe rekomandime dhe ne presim që ato të zbatohen.

Megjithëkëtë, qytetarët shumë herë kanë raportuar për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar që kanë hasur në shitje. Në anën tjetër, nga këto raportime ka qytetarë që ankohen se nuk ka pasur inspektim të mjaftueshëm në terren. Halit Haliti, nga Vitia, tregon se para disa ditësh kishte hasur në një produkt të ushqimor, majonezë, që ishte i dyshimit e që më pas e kishte hedhur.

“Nuk më ka ndodhur shumë shpesh, por një rast po, hiq më larg se një muaj më parë, kur në një market të vogël këtu në qytet, kam blerë majonezë që kur e kam hapur ka qenë i dyshimtë”, tha ajo.

Ai ka shtuar se për këtë rast nuk I ka njoftuar organet e inspekcionit por nuk , por thotë se në të ardhmen, do të jetë më e kujdesshme që të kontribuoj që këto raste të trajtohen.

Edhe kësaj radhe si edhe në të kaluarën , institucionet kompetente të vitisë autoritetet, ftojnë qytetarët, që nëse eventualisht hasin në produkte, jo vetëm ushqimore, me afat të skaduar, të njoftohen inspektorët komunal pasi këta do të ndërmarrin të gjitha masat konfrom ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shqiptimin e gjobave për keqbërësit./Aziz Zuka

You Might Also Like