Futboll

Hyseni: Morëm gola në kohë të keqe

Deklarata e Alban Hysenit pas ndeshjes me Prishtinën:

“Mendoj se kemi bërë paraqitje të mirë, krijuam raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Patëm disa momente krize në ndeshje, morëm gol nga penalltia në kohë të keqe”.

“Pastaj në pjesën e dytë kërkuam të sulmonim dhe të mos ishim të kënaqur me rezultatin 1:1, morëm një gol që ishte pa meritë. Rezultati 2:1 nuk ishte real”.

“Atmosfera në skuadër është e mirë, futbolli e ka këtë. Ne vazhdojmë ku kemi mbetur dhe do të luajmë deri në fund ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Alban Hyseni.

You Might Also Like