Te ndryshme

Ismet Rashiti njeriu që kontribuon për pastërtinë e qytetit të Gjilanit

Qytetarët e Gjilanit kur janë në gjumin më të mire, në orët e hershme të mëngjesit, punëtorët e pastrimit, pastrojnë rrugët e qytetit dhe marrin kontinjerët para shtëpive duke ju eliminuar mbeturinat e përditshme.

Njëri ndër punëtorët më të dalluar është Ismet Rashiti, pjesëtarë i familjes së dëshmorit Agim Rashiti, i cili edhe dy muaj do ta shijon pensionimin e merituar, i cili plot dy dekada me punën e tij përpos që është tejet i kujdesshëm me qytetarët, ai ka fituar respekt të jashtëzakonshëm tek qytetarët e Gjilanit me urtësinë e kulturën e tijë

Ismeti e njeh çdo rrugë të qytetit dhe me përkushtim të madh nuk e lenë asgjë të rastit që qytetarët e tij të ndiejnë ajrin sa më të pastër me punën cilësore që e bën .
“Me përkushtim të madh e kryej këtë punë, së pari për ekzistencën time sepse me këtë punë mbaj familjen time, por mundohem që qytetarëve të mijë t’ju ofroj pastërti në qytet, por t’ju them të drejtën që aspak nuk janë të kujdesshëm, mbeturinat i hedhin vend e pa vend edhe pse janë shportat e mbeturinave ata nuk i vendosin në to dhe kjo përpos që na vështirëson neve punën poashtu e shëmton edhe qytetin e rrugët saj, ku mundet të shfaqën edhe sëmundje të ndryshme, por duhet një herë e përgjithmonë të bëhemi të kulturuar – kur nuk e hedhë mbeturinën në shtëpi, mos e hudhë as në rrugë”, thekson Rashiti.

Ismet Rashiti edhe dy muaj do ti mbush 65 vite, ku do të shkon në pension të merituar, por ai ka një porosi për të gjithë qytetarët.

“Mbi 20 vite e kam kryer këtë punë dhe ndihem krenar, pasi kam njohur shumë njerz, poashtu ndihem krenar për të gjithë shokët që e bëjnë këtë punë me shumë dashuri edhe për udhëheqësit që i kam pasur.
Porosia ime është që sëpaku cdo biznes dhe cdo individ sëpaku para lokaleve e shtëpive të tyre t’ju kushtojnë sëpaku 5 minuta në ditë për ta pastruar dhe me siguri qyteti do të jetë i pastër. Poashtu, edhe vendbanimin ku jetoni mos e neglizhoni nga pastërtia, ajo është gjysma e shëndetit të njeriut”.

Qyteti i Gjilanit , familjarët, miqët e shokët – duhet të jenë krenar për punën veprën e respektin që bënë Ismet Rashiti.

You Might Also Like