Te ndryshme

AAK mirëpret bashkatdhetarët

Aleanca për Ardhmëirinë e Kosovës (AAK) ka takuar bashkatdhetarët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme, të cilët i ka pritur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe u ka dëshiruar mirëseardhje.

Sipas Haradinajt, diaspora e jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.

“Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedojë me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë”, ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili i ka vlerësuar bashkatdhetarët për të cilët gjithmonë do të jetë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!

You Might Also Like