Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në nivel të vendit në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
Fituese kjo parti doli edhe në komunën e Gjilanit, që njihej si bastion i LDK-së. Partia e Albin Kurtit mori 39,75% ose 17 mijë e 864 vota.
Në këtë komunë kandidati më i votuar është Albin Kurti me 14 mijë e 408 vota, kurse e dyta Arbëreshë Kryeziu-Hyseni me 5 mijë e 840 vota.
15 kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes në Gjilan renditen kësisoj:
Albin Kurti 14408
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni 5840
Alban Hyseni 5765
Labinotë Demi-Murtezi 4703
Arijeta Rexhepi 4603
Glauk Konjufca 3541
Nevzat Isufi 3081
Ismajl Kurteshi 2836
Shemsi Syla 2017
Albulena Haxhiu 1807
Sami Kurteshi 1394
Enkelejda Arifi 1030
Arben Vitia 1006
Driton Tali 988
Hydajet Hyseni 898