Deri në fund të kampionatit të sivjetmë në Superligën e Kosovës në futboll, Drita do të zhvillojë edhe shtatë ndeshje, përderisa Gjilani do të ketë një ndeshje më pak. Për Dritën mund të thuhet se kampionati ka përfunduar, por ekipi i Dritës është në aso pozite dhe ka ekip të mirë, që do të mund të vendos se kush do të bëhet kampion i Kosovës e kush do të bjerë nga Superliga.
Në pozitë krejt tjetër është Gjilani, që ka përkeqësuar pozitën në tabelë, pas disa ndeshjeve radhazi pa fitore. Gjilani deri në fund do të luftojë për t’i ikur pjesës së poshtme në tabelë, e cila largon dy ekipet e fundit nga Superliga, derisa dy ekipe të tjera në barazh do të ndeshen me ekipin e tretë dhe të katërt në Ligën e Parë të Kosovës.
Sivjet do të jetë një garë tejet interesante si për titull e po ashtu edhe për mbetjen në Superligë. Ja ekipet me të cilat do të përballen skuadrat gjilanase deri në fund të kampionatit:
Java 27
Llapi – Gjilani 2:1
Drita – Drenica
Java 28
Drita – Trepça ‘89
Gjilani – Prishtina
Java 29
Llapi – Drita
Feronikeli – Gjilani
Java 30
Drita – Prishtina
Gjilani – Flamurtari
Java 31
Ballkani – Gjilani
Feronikeli – Drita
Java 32
Gjilani – Liria
Drita – Flamurtari
Java 33
Ferizaj – Gjilani
Ballkani – Drita