Në një ndeshje të zjarrtë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll janë përballur i pari, Bashkimi i Koretinit dhe Dardana, ekip nga Kamenica, ndeshje kjo që ka ngjallë një interesim jashtëzakonisht të madh në tërë Anamoravën dhe e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.
Shikuesit e Bashkimit, që ishin më të shumtë dhe ata të Dardanës në anën tjetër, kanë krijuar një atmosferë tejet të mirë sportive, por që përkundër rasteve në të dy anët, gola nuk pati. Rastet më të mira ishin në pjesën e parë, kur ekipi i Dardanës dy herë e qëlloi tërthorësen, nëpërmjet Arianit Sylejmanit dhe Agron Ahmetit, derisa rastin më të mirë për ekipin vendas e pati sulmuesi Bujamin Xhemajli që qëlloi furishëm, por që u dallua portieri Granit Statovci, që shpëtoi gol të sigurt.
Ndeshja ishte korrekte, njëjtë ishte edhe ndarja e drejtësisë, sikurse që edhe publiku u dallua me anim korrekt, derisa dallimi në pikë në mes të Bashkimit dhe Dardanës mbetet po ai i njëjti në vetëm tri pikë.