Gjilan

Ka ndërruar jetë mësuesja në pension, Sadije (Drini) Berisha

Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 85-vjeçare, veteranja e arsimit, mësuesja në pension, Sadije (Drini) Berisha, njofton Mediafokus.info

Sadija ishte bashkëshortja e Hamdi Berishës, ish i burgosur politik, kunata e heroit të popullit, Esat Berisha, emër ky që e mësuesja ia vendosi djalit të saj.

Mësuesja Sadie, e cila vinte nga qyteti i Prizrenit, ka qenë një grua me dije e kulturë të gjerë, vlera këto të cilat ajo i ka bartur jo vetëm te djemtë Esati e Tomri dhe vajza Shqipja, po edhe tek anëtarët tjerë të familjes, rejat, nipat e mbesat dhe për më shumë te nxënësit e saj, në të gjitha gjeneratat.

Ajo e kishte mbështetur edhe bashkëshortin e saj, Hamdi Berisha, në gjithë aktivitetin e tij atdhetar e patriotik, duke qëndruar e pathyeshme në pikëpmajet e saj edhe pas arrestimit dhe burgosjes së kryefamiljarit.

Nxënësit e saj ndihen të privilegjuar që kanë pasur një mësuese si zonja Sadije Berisha.

Varrimi bëhet nesër, më 2 tetor, në kohën e drekës, në varrezat e qytetit në Gjilan./Mediafokus.info 

You Might Also Like