Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë ish-profesoresha e Gjuhës Angleze, Xhangyle Ilijazi.
Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerës. Xhangyle Ilijazi për një kohë të gjatë kishte qenë profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze e më pas kishte punuar edhe në organizata ndërkombëtare, kurse ajo konsiderohet një ndër femrat e para prijatare në komunën e Gjilanit jo vetëm në jetën kulturore, por edhe në atë sportive, duke u marrë me disa aktivitete sportive.
Xhangyle Ilijazi ka ndërruar jetë në moshën 68- vjeçare.