Sportet me dorë

KB Drita nuk di për fitore

Ndeshja e parë e ditës së sotme në Superligës, përfundoi me fitoren e Prizrenit kundër Dritës me rezultat 90-109.

Me marrëveshje të dyanshme, ndeshja është luajtur në palestrën “Sezair Surroi” në Prizren, pasi që palestra e Dritës është në renovim.

Drita në dy çerekut e parë, arriti të luftojë dhe ta mbante rezultatin e ngushtë deri në fund të pjesës së parë, derisa nga çereku i tretë Prizreni thelloi epërsinë dhe arriti fitoren e radhës.

Arti Hajdari ishte më i dalluari me 28 pikë, derisa u veçuan edhe Ivan Koljevic me 23 pikë, 14 asistime e 5 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë, 16 kërcime e 5 asistime.

Në këtë ndeshje për Prizrenin debutoi edhe Alban Veseli.Ai luajti me 10 pikë e 5 kërciime.

Te Drita më të mirët ishin Isaiah Johnson me 22 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, Bardh Jakupi me 21 pikë, Marcus Myers me 18 pikë dhe Qëndrim Demi me 16 pikë të tjera.

Prizreni tani ka 7 fitore e 3 humbje pas 10 ndeshjeve të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse për Dritën kjo ishte humbja e 11 rresht.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Pejën, kurse Drita me Yllin.

You Might Also Like