Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan po vazhdon mobilizimin për zgjedhjet e 11 qershorit. Takimet me struktura të saj po organizohen me qëllim të skanimit të gjendjes reale në teren. Livoqi i Epërm, ishte nëndega të cilën sot e vizitoi kryetari i Aleancës në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Banorët e Livoqit të Epërm thanë se ndihen viktima të mashtrimit të partive tjera, të cilat premtuan kujdes të vecantë për këtë fshat, por që asnjëherë nuk iu përmbajtën këtyre premtimeve.
Rexhep Kadriu, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit tha se përgjatë tre vite e gjysëm bashkëqeverisje në Gjilan, ka pritur në zyrë mbi 17 mijë qytetarë, ku 14 mijë prej tyre i ka vizituar dhe ndihmuar në projekte dhe punë të ndryshme.
“Ju e dini se në cdo fshat e lagje të qytetit kemi punuar dicka. Sot kemi një gjendje krejt tjetër në ifrastrukturë nga ajo që kishim para tre vite e gjysëm dhe kjo nënkupton se bazuar në fuqinë që kemi ne si AAK në vendimmarrje në Gjilan, bashkë me dy drejtorët komunal që i kemi, i kemi tejkaluar parashikimet tona”, ka thënë Kadriu.
Ai më tej shtoi se pavarësisht disa pengesave që kanë pasur, edhe në Livoq të Epërm është punuar gjatë këtij mandati, me një angazhim të vazhdueshëm dhe vullnet për punë, se janë mënanjuar problemet dhe se sot kemi një gjendje krejt ndryshe.
“Nuk guxojmë ti krijojmë vetes komoditet dhe të vlerësojmë se kemi bërë mjaftueshëm për qytetarët. Ka shumë punë që janë kryer dhe realisht janë shumë punë që duhet të kryhen. Në tavolinat tuaja keni dy oferta; njëra e vazhdimit të gjendjes aktuale dhe tjetra e zhvillimit dhe integrimit. Ju duhet të përzgjedhni ofertën e dytë, e kjo gjendet vetëm në projektin e Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës dhe tek kandidatët e Gjilanit për deputetë, si garancë për zhvillimin e Gjilanit”, ka thënë në fund Kadriu.
Ndyrshe, AAK është në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme nacionale, me PDK-në dhe NISMA-n, koalicion ky që po përkrahet fuqishëm për zgjedhjet e 11 qershorit.