Teatër

Kanë filluar provat për shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit “Viganët”

Kanë filluar provat për shfaqjen më të re të Teatrit të Gjilanit | V I G A N Ë T | nga Visar Krusha, regjisor Ilir Bokshi | prodhim ekskluziv i Teatrit të Gjilanit

Shfaqja, përkatësisht drama, ndërtohet mbi bëmat e kreshnikëve e viganëve tanë të cilët do të vijnë në një format e koncept bashkëkohor dramaturgjik e regjisorial.

Këngët e vjetra, që njihen ndryshe edhe si këngë kreshnike, këngë të moçme, këngë të lahutës janë visari më i çmueshëm i gjuhës, shprehja më e gjallë e ndjesive bujare e përfytyrimi tipik i fizionomisë së kombit tonë.

Muja e Halili, Bajlozi i Zi, Gjergj Elez Alia, Ajkuna, Zanat e malit, e shumë tjerë do të rizgjohen e sjellen si asnjëherë më parë në shfaqjen V I G A N Ë T, premiera e së cilës do të jepet në muajin dhjetor të këtii viti.

Kangë 1 | Martesa e Mujit

“Po ndigioni, o krushq darsmorë,
– Ká qitë Muji e u ká thanë –
*Kúr të delni n’maje t’bjeshkës,
*Aty janë trí mrize t’mdhá!
“Njaty rueni se lodroni!
*Njaty kângën mos e kndoni!
“Kini mêt e mos pushoni!
“Se aty janë trí zâna t’ idhta,
“Tu’ mrizue ndoshta qillojne,
“Tu’ u flladitë ndoshta qillojné,
“Me kalue shndosh nuk u lshojné!

Shumë shpejt. Një super premierë.

You Might Also Like