Libri

MAGJIA E FESTIVALIT

Avdush Canaj

Si diellushë iliriane
Doli në skenën plot yje

Pasi buzëqeshi
Me tinguj magjik
Ia nisi këngës
Sallën e qëlloi peshë

Gjyshi fshiu sytë
A është kjo Aria
Apo turtullesha e malit

Mrekullia
Tha një zë i djalit
Magjia e festivalit

You Might Also Like