Sportet me dorë

Erind Qalaj, në çift me Adriatik Berishën, është shpallur kampion në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për seniorë

KV Drita vazhdon të shkëlqejë falë sukseseve të sportistëve të saj!
Erind Qalaj, në çift me Adriatik Berishën, është shpallur kampion në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për seniorë, të organizuar nga FVK.
Ky triumf vjen menjëherë pas titullit kampion në kategorinë U20, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë dhe talentin e tij.
Me këtë sukses, Erindi kurorëzohet kampion në kategorinë U20 dhe te seniorët, ndërsa mbetet edhe favoriti kryesor për titullin në kategorinë U22. Kjo e bën atë një kampion absolut në të gjitha kategoritë ku garon.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që Erind Qalaj është pjesë e familjes së KV Dritës. I urojmë shumë suksese në sfidat e radhës dhe besojmë se do të vazhdojë të na bëjë krenarë me paraqitjet e tij.
Urime Erind dhe Adriatik për këtë arritje të jashtëzakonshme!

You Might Also Like