Gjilan

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpërndau dhurata për fëmijë, për nderë të Kurban Bajramit

Në ditën e dytë të Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpërndau njëmijë dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit.
Kryetari KBI Naim Ef. Aliu tha se ky aktivitete për nderë të kësaj feste u organizua në qendër të qytetit para teatrit, ku fëmijëve të pranishëm iu janë dhuruar dhuratat e përgatitur enkas me rastin e Kurban Bajramit nga Këshilli i bashkësisë Islame.
Kryetari i KBI Naim ef Aliu tha se ky aktivitet vlerësohet i rëndësishëm sepse shpërndarjen e dhuratave për fëmijë me rastin e festës së Bajramit po e bëjmë traditë, për t’i gëzuar më të vegjlit për këtë ditë të shënuar.

You Might Also Like