Sport Club “Gjilani” ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2019/20 me një fotesesion fantastik që në plan të parë ka protagonistët e ri të sezonin vijues, shkruan Gazetasheshi.com.
“Kuqebardhët” kanë ndërruar kompaninë e veshjeve, teksa kanë arritur marrëveshje me markën spanjolle të veshjeve “Joma” për të paktën një edicion.
Fanella e parë dhe e dytë vazhdon të jetë ajo me ngjyrat tradicionale, kuq dhe bardh.
Kapiteni Ylber Kastrati, mesfushori Muhamed Huseini dhe sulmuesi Bedri Greca i prezantuan fanellat e reja.