Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Sheshi
Xhiroja e 15-të ka sjell shumë rezultate befasuese, derisa pretendentet për inkuadrim në Ligën e Parë kanë fituar.
Kika ka triumfuar ndaj KF Galaksisë me rezultat të ngushtë 2-3 dhe dimëron në pozitën e parë, ndërsa FC A&N ka marrë fitore të lehtë në udhëtim te Behari 0-3.
Minatori ka shkatërruar KF Gjakovën derisa e ka mposhtur me rezultat të thellë 8-0.
Ndërkohë Bashkimi i Koretinit është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Lepenci.
Rezultatet komplete:
FC Sharri 5-3 KF Vllazëria Zh
KF Lepenci 1-1 KF Bashkimi K
KF Dardania 3-0 FC Dardanët
KF Galaksia 2 – 3 KF Kika
KF Minatori 8-0 KF Gjakova
KF Rahoveci 0-2 KF Fushe Kosova
KF Behari 0-3 FC A&N
KF Dukagjini 2 – 0 KF Rilindja