ARSIMI

Klubi i Psikologjisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” – Një vit i ri, ide të reja dhe energji e freskët!

Viti i ri shkollor nisi me entuziazëm të veçantë për Klubin e Psikologjisë, ku patëm kënaqësinë të mirëpresim shumë anëtarë të rinj, veçanërisht nxënës nga klasat e dhjeta, të cilët iu bashkuan klubit me dëshirë për të mësuar, bashkëpunuar dhe kontribuar. Në takim, së bashku me psikologen e shkollës, Kaltrina Jetishi, ishte i pranishëm edhe prof. Enver Sadiku, këshilltar për karrierë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, me të cilin u diskutua për rëndësinë e orientimit në karrierë dhe mundësitë e zhvillimit të nxënësve në këto aktivitete. Gjatë takimit u prezantua plani i aktiviteteve të Klubit përgjatë vitit shkollor, duke përfshirë tema si Java e Psikologjisë, ndikimi i rrjeteve sociale, orientimi në karrierë, menaxhimi i stresit, vetëbesimi, empatia dhe ndikimi i krahasimit me të tjerët. Po ashtu, u diskutuan iniciativa kreative si krijimi i podcastit të Psikologjisë, vizita edukative në institucione të ndryshme dhe projekte të tjera që synojnë të nxisin bashkëpunimin, kreativitetin dhe një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës. Klubi i Psikologjisë është një hapësirë ku idetë dëgjohen, mendimet respektohen dhe secili ka mundësinë të kontribuojë në krijimin e ndryshimeve pozitive.

Mirë se erdhët anëtarëve të rinj! Le ta bëjmë këtë vit te bukur, kreativ dhe domethënës për të gjithë!

You Might Also Like