Volejbollistja turke, Yaren Hatipoğlu Nur ka nënshkruar kontratë me KV Drita dhe në këtë stinor do të luajë për ekipin bardh e kaltër.
Një gjë e tillë është bërë publike nëpërmjet faqes së KV Drita, e cila ka bërë me dije se ka angazhuar lojtaren sulmuese.
Në bazë të të dhënave për këtë lojtare mësohet se ajo është 27- vjeçare dhe e gjatë 181 centimetra. Dallohet me kërcim të lartë në sulm dhe në bllok.
Ajo ka patur paraqitje në ekipet turke Göztepe, Bolu Belediyespor, Adam Voleybol dhe shumë ekipe të tjera turke, kurse në Kosovë ka luajtur për KV Gjinovci. /kryelajmi.com/.





